Projekti i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla për gratë në zonën ndërkufitare
- Qendra për Menaxhimin e Ndryshimit (CCM)
- Qendra për Studimet Krahasuese dhe Ndërkombëtare (CCIS)
- Instituti për të Drejtat e Njeriut (IHR)
- Fondacioni i mbështetjes së sipërmarrjes së femrave dhe të rinjve – EGALITE
Prill 2018 - Tetor 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të rrisë konkurrencën e femrave sipërmarrëse dhe të forcojë sipërmarrjet e femrave në rajonet e Pologut dhe Elbasanit. Gjithashtu, projekti synon të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin e mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla në pronësi të femrave dhe të drejtuara prej tyre, në zonën ndërkufitare.
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për gratë sipërmarrëse dhe ato potenciale sipërmarrëse për të forcuar aftësitë e tyre në biznes. Do të ofrojë mbështetje të mëtejshme teknike për të rritur dhe zgjeruar mikrobizneset dhe bizneset e vogla në pronësi të femrave dhe të drejtuara prej tyre në zonën ndërkufitare midis Pologut dhe Elbasanit.
Aktivitetet
- Organizimi i programeve të trajnimit profesional për krijimin e bizneseve, menaxhimin e tyre dhe zbutjen e rreziqeve të biznesit
- Vendosja e shërbimeve këshilluese për bizneset për ofrimin e mbështetjes për përpilim të përmirësuar, prodhim dhe paketim të produkteve
- Organizimi i shërbimeve të marketingut të drejtpërdrejtë dhe aktiviteteve të përbashkëta të bizneseve elektronike, përfshirë edhe krijimin e një dyqani online të orientuar drejt klientëve ndërkombëtarë
- Përpunimi i masave mbështetëse për rritjen e sipërmarrjeve të femrave
Rezultatet e pritura
- Aftësi dhe kompetenca të përmirësuara në menaxhimin e biznesit dhe zbutjen e rrezikut, si dhe qëndrime të përgjithshme sipërmarrëse dhe vlera biznesi të përmirësuara
- Shërbime të vendosura këshilluese të bizneseve për gratë sipërmarrëse në mënyrë që të rriten aktivitetet ekonomike dhe potenciali i zhvillimit të biznesit
- Shërbime të mbështetjes ligjore dhe ekonomike dhe informim në detyra, taksa, të drejta dhe detyrime për sipërmarrësit, duke përfshirë edhe këshilla individuale për çështjet ligjore
- Rritja e prodhimit, tregtimit dhe shitjes së produkteve vendase si rezultat i dizenjimit më të mirë, paketimit më të mirë dhe bashkëpunimit ndërkufitar dhe/ose prezencën e dyqanit online dhe marketingut
- Masa të reja politikash të zhvilluara bashkarisht nga autoritetet vendore dhe kombëtare për të promovuar dhe mbështetur gratë në biznes