“Ana Femërore” e Cilësisë
• Bashkia e Ulqinit
• Qendra UET
• Grupi i Monitorimit Ulqin – MogUL
• Bashkia e Mirditës
Prill 2018 - Tetor 2019
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar për rritjen e punësimit të grave duke i fuqizuar ato drejt punës dhe krijimit të vendeve të punës.
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të mbështesë përmirësimin e lidhjes midis trajnimit profesional dhe kërkesave të tregut të punës për të rritur aftësitë e forcës punëtore. Synon të rrisë mundësitë e punësimit për gratë dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, duke ofruar kushte për akses në treg të produkteve dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërkufitar.
Aktivitetet
• Kurse trajnimi për gratë në zonat rurale
• Organizimi i një panairi 5 ditor me produkte vendase (tre ditë në Mal të Zi dhe 2 ditë në Shqipëri)
• Promovimi i produkteve vendase të bëra nga gratë dhe aktivitete për gratë nëpërmjet videove dhe materialeve të tjera promovuese
Rezultatet e pritura
• Rritja e shanseve të punësimit për gratë
• Rritja e mbështetjes për gratë
• Rritja e intensitetit të punës dhe iniciativave ekonomike të femrave
• Integrimi i tregjeve ndërkufitare të punës
• Instrumente të përbashkëta nga autoritetet vendore për të lehtësuar promovimin e punës së femrave dhe produktet e bëra nga gratë në zonën ndërkufitare
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu