Shoqëria Civile në Veprim për të Krijuar Qasjet dhe Praktikat Restauruese për Fëmijët & të Rinjtë në Konflikt ose Kontakt me Ligjin

Shoqëria Civile në Veprim për të Krijuar Qasjet dhe Praktikat Restauruese për Fëmijët & të Rinjtë në Konflikt ose Kontakt me Ligjin

Vlera e projektit 315,468.10 €
Statusi i projektit Në Vazhdim
Partnerët implementues

• Misioni në Shqipëri i Terre des Hommes
• Fondacioni Shqiptar “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (AFCR)
• Fondacioni Hungarez Terre des Hommes

Kontributi i EU-së
315,468.10 €
Kohëzgjatja e Projektit
01 mars 2018 - 31 gusht 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Për kontribuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve për fëmijët/të rinjtë në konflikt dhe kontakt me ligjin përmes përparimit të zbatimit të qasjeve restauruese dhe përmes parandalimit të burgosjes në përputhje me kodin e ri të drejtësisë për të mitur në Shqipëri.

Përmbledhja e Projektit

Kjo veprimtari do të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve për fëmijët/të rinjtë në konflikt ose kontakt me ligjin, në mbështetje të profesionistëve të përfshirë në përdorimin e qasjeve restauruese në përputhje me kodin e ri të drejtësisë për të mitur dhe duke nxitur pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile përmes programeve vendore restauruese.  Do të jetë një veprimtari restauruese, e lidhur dhe e ndërtuar mbi bazën e kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur të vitit 2017.

Kjo veprimtari do të krijojë njohuri mbi qasjet restauruese në kodin e drejtësisë për të mitur nëpërmjet krijimit të koalicionit dhe rritjes së ndërgjegjësimit ndërmjet palëve kryesore të interesit  në zonat e synuara; do të forcojë kapacitetet e organeve kompetente dhe të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) të përfshira në administrimin e drejtësisë për të mitur për të zbatuar qasjet restauruese duke kryer një program trajnimi gjithëpërfshirës dhe udhëzime për zhvillim; dhe gjithashtu do bëjë të mundur që OSHC-të të mbështetësin  parandalimit të burgosjes së fëmijëve/të rinjve përmes praktikave restauruese.

Aktivitetet

  • Organizimi i eventit publikues me palët kryesore të interesit dhe shoqërisë civile
  • Krijimi i koalicionit vendor nëpërmjet një fushate për rritjen e ndërgjegjësimit
  • Hartimi i një kuadri për rritjen e kapaciteteve dhe hartimi i një plani veprimi
  • Hartimi dhe realizimi i rritjes së kapaciteteve për ndërmjetësit
  • Asistenca teknike dhe trajnimi për ndërmjetësit
  • Pilotimi i rritjes së kapaciteteve për profesionistët e drejtësisë
  • Lehtësimi i akreditimit të kurrikulave për profesionistët në fushën e drejtësisë
  • Hartimi dhe realizimi i rritjes së kapaciteteve tematike të shoqërisë civile
  • Hartimi i udhëzimeve për grupet e palëve kryesore të interesit
  • Realizimi i zhvillimit të projektit për rritjen e kapaciteteve për OSHC-të
  • Thirrja e hapur dhe dhënia e nën-granteve
  • Zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i nën-granteve
  • Asistenca teknike dhe trajnimi
  • Krijimi dhe lehtësimi i një rrjeti drejtësie restauruese për OSHC-të
  • Organizimi i vizitave dhe shkëmbimeve studimore
  • Përfitimi nga praktikat më të mira

Rezultatet e pritura

  • Rritja e ndërgjegjësimit rreth qasjeve restauruese në kodin e ri të drejtësisë për të mitur mes shoqërisë civile, palëve kryesore të interesit dhe përfituesve të synuar.
  • Forcimi i kapaciteteve të aktorëve kryesorë të përfshirë në administrimin e drejtësisë për të mitur për zbatimin e qasjeve restauruese
  • Rritja e efikasitetit në zbatimin e qasjeve restauruese që përbëjnë kodin e ri të drejtësisë për të mitur
  • Rritja e kapacitetit për të zhvilluar dhe zbatuar programe pilote vendore mbi qasjet restauruese dhe parandalimin e masave përmes skemave të nën-granteve për OSHC-të që punojnë me fëmijët/të rinjtë në konflikt me ligjin si edhe me familjet dhe komunitetet e tyre
  • Përmirësimi i rolit të OSHC-ve në zhvillimin e praktikave më të mira për sa u përket masave më të mira të drejtësisë restauruese.
Numri i Referencës së Projektit NEAR-TS/2017/394-680