Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona – Platforma Alternative dhe Bottom up e Monitorimit për Cilësinë e Ajrit, Ndotjen nga Zhurmat dhe Gjelbërimin Urban për Ndikimin e Politikave në Nivel Lokal

Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona – Platforma Alternative dhe Bottom up e Monitorimit për Cilësinë e Ajrit, Ndotjen nga Zhurmat dhe Gjelbërimin Urban për Ndikimin e Politikave në Nivel Lokal

Vlera e projektit 290,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Partnerët implementues

Millieukontakt Albania dhe Co-PLAN

Kontributi i EU-së
290,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Prill 2018 - Prill 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i projektit në tërësi është të sigurojë ndikimin e organizatave mjedisore vendore të shoqërisë civile në politikat dhe performancat mjedisore në nivel vendor në linjë me kërkesat për hyrjen në BE, duke i mundësuar atyre të zbatojnë politika dhe advokim të bazuara në prova të cilat ndikojnë në sferën e mbrojtjes mjedisore urbane.

Përmbledhja e Projektit

Projekti synon të krijoj një platformë alternative gjithëpërfshirëse për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe ndotjes nga zhurmat dhe për kryerjen e vlerësimit të ekosistemit të gjelbërimit urban, në mënyrë që të ndikojnë dhe orientojë më mirë agjendën e qeverisjes vendore me të dhënat e bazuara në prova. Qëllimi ynë është një mjedis urban cilësor për të gjithë.

Aktivitetet

  • Rishikim i dokumenteve të strategjisë kombëtare dhe kuadrit legjislativ
  • Mobilizimi i debatit dhe të dhënave nga aktorët kryesorë mbi monitorimin e ajrit, zhurmës dhe gjelbërimit urban
  • Përpunimi dhe shpërndarja e Metodologjisë së Monitorimit Vendor Alternativ
  • Zhvillimi dhe publikimi i një platforme me burim të hapur, e bazuar në internet
  • Pilotimi dhe zbatimi i praktikave të metodologjisë së monitorimit
  • Zhvillimi i raportimeve periodike dhe artikujve të dedikuar me gjetjet kryesore nga rezultatet e monitorimit
  • Kontribuimi në Raportin Specifik të Shteteve të BE-së
  • Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile vendore përmes një skeme të nën-granteve
  • Trajnimi dhe zbatimi i Metodologjisë së Monitorimit Alternativ Vendor për bashkitë e përzgjedhura
  • Zhvillimi dhe ndarja e gjetjeve kryesore në mediat sociale dhe ato masive përmes raporteve të shkurtra dhe grafikëve informues.
  • Organizimi i 3 fushatave kombëtare dhe vendore
  • Organizimi i Konferencës Kombëtare Vjetore
  • Pjesëmarrja dinamike në eventet vendore dhe rajonale përkatëse rreth mjedisit, ajrit, zhurmës dhe gjelbërimit urban.

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimi i dhe pilotimi i një platforme alternative për monitorimin e ndotjes së ajrit dhe ndotjes nga zhurmat dhe gjelbërimit urban në një bashki përfaqësuese dhe ripërsëritja e saj në dy bashki të tjera
  • Përdorimi i të dhënave dhe monitorimit si edhe mbështetjes së përshtatshme teknike nga organizatat e shoqërisë civile për të advokuar një politikëbërje vendore të përmirësuar dhe për një mbulim më të mirë mediatik i cili mund të rritë ndërgjegjësimin publik.

Gjatë zbatimit të fushatës së parë “Sa të ndotura janë shkollat tona” në Elbasan

Grafikët informues me rezultatet paraprake nga monitorimi i zhurmave pranë shkollave në Shkodër.

Praktika e monitorimit të përditshëm të ajrit në Bashkinë e Tiranës

Gjatë zbatimit të Fushatë së Parë “Sa të Ndotura janë Shkollat tona”në Shkollën Sami Frashëri në Tiranë

Harta ilustruese e zonave më të ekspozuara ndaj zhurmave për shkollat në Tiranë

Censusi i Gjelbërimit urban për Tiranën dhe llogaritja e shërbimeve të ekosistemit.

EUD pika e kontaktit

Edvin Pacara
edvin.pacara@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit CTR 2018/395-682