Përmirësimi i Ofertave Turistike në Malësitë e Shqipërisë dhe Kosovës*

Përmirësimi i Ofertave Turistike në Malësitë e Shqipërisë dhe Kosovës*

Vlera e projektit 549,526.00 €
Statusi i projektit I përfunduar
Sektorët përfitues
Bashkia
Partnerët implementues

• Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve (ALCDF)
• Qendra e Kosovës për zhvillim (QKZH)
• Makedonska razvojna fondacija za pretprijatija (MRFP) dega në Kosovë*-Pejë

Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet për statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së  dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kontributi i EU-së
467,097.10 €
Kohëzgjatja e Projektit
Mars 2018 - Mars 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i projektit është të rrisë kapacitetet dhe konkurrencën në sektorin e turizmit në rajonin ndërkufitar nëpërmjet vlerësimit trashëgimisë së tij kulturore dhe natyrore.

Përmbledhja e Projektit

Ky projekt synon të zhvillojë dhe promovojë produkte të reja turistike në zonat malore, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të fermerëve lokalë ndërkohë që shtojnë njohuritë e tyre për të ofruar shërbime me cilësi më të mirë për turistët.

Aktivitetet

• Rrjetëzimi ndërkufitar për fermerët
• Dy studime vlerësuese të fizibilitetit dhe nevojave
• Markimi dhe sinjalizimi i 5 shtigjeve tematikë
• Instalimi i 10 pikave të informimit për turistët
• Instalimi i 10 pikave të pushimit
• Instalimi i 5 sajteve për kamping
• Trajnimi i fermerëve lokalë dhe ndërmarrësve të vegjël për kujdesin ndaj klientit, teknologjitë e sigurisë ushqimore dhe teknologjive të prodhimit mbi stilin ekologjik të jetës dhe marketimin e produkteve
• Formimi i një ekipi me guida lokale
• Hartimi i një broshure mbi biodiversitetin
• Krijimi i një platforme ueb
• Video promocionale e atraksioneve turistike

Rezultatet e pritura

• Përmirësimi i infrastrukturës për zhvillimin e turizmit në kasollet e synuara të barinjve
• Rritja e kapaciteteve të popullatës rurale për të ofruar shërbime turistike në kasollet e barinjve
• Përmirësimi i vlerave unike të kasolleve të barinjve si shtytës për bujqësinë dhe zhvillimin e turizmit

EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 394-641