Territore të Gjelbra
- Bashkia Berane
- VIS Shqipëri
- Bashkia Malësi e Madhe
- CARITAS Mal i Zi
Prill 2018 - Prill 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti synon të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit në Mal të Zi dhe Shqipëri përmes një administrimi më efikas të mbetjeve (reduktim, ndarje dhe riciklim).
Përmbledhja e Projektit
Projekti do të përmirësojë efikasitetin e sistemit të administrimit të mbetjeve në zonat e synuara, do të rrisë ndërgjegjësimin për mbetjet në mesin e popullatës dhe do të forcojë aftësinë e institucioneve publike për të bërë mbledhje të duhur të mbetjeve në bashkitë Berane dhe Malësi e Madhe.
Aktivitetet
- Realizimi i një projekti pilot për zgjedhjen e dy llojeve të mbetjeve (përbërës i thatë dhe i lagësht)
- Blerja dhe dërgimi i koshave të plehrave dhe kontejnerëve te bashkitë përfituese
- Blerja dhe dorëzimi i pajisjeve në ndërmarrjen dhe/ose policinë komunale
- Garë fotografike
- Krijimi i ishujve të gjelbër
Rezultatet e pritura
- Forcimi i kapacitete të institucioneve që merren me çështjet e mjedisit në rajonin e synuar;
- Përmirësimi i nivelit të ndërgjegjësimit të banorëve në zonën ndërkufitare mbi përfitimet e grumbullimit siç duhet të mbetjeve;
- Krijimi i një sistemi funksional për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në zonën e targetuar.
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu