Kontrata e Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët

Kontrata e Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët

Vlera e projektit 21,000,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Sektorët përfitues
Bashkia
N/A
Partnerët implementues

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

Kontributi i EU-së
21,000,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Dhjetor 2017 - Dhjetor 2021

Objektivi i Përgjithshëm

Projekti synon të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve duke kontribuar në një sistem transporti efikas,të integruar në rajon dhe në rrjetin e BE-së.

Përmbledhja e Projektit

Kjo Kontratë e Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët do të kontribuojë në efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e përmirësuar të menaxhimit të transportit rrugor, duke mbështetur qeverisjen e mirë dhe zbatimin e standardeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë. Kjo gjë do të sjellë përmirësimin e kushteve teknike dhe ato të sigurisë të Rrjetit Rrugor Kombëtar Shqiptar, si edhe forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e ndërtimit të rrugës dhe mirëmbajtjes në nivelet qendrore si edhe ato rajonale.

Aktivitetet

  • Transferimi i 21 milion EUR në vendin përfitues në vitet fiskale 2018, 2019, 2020 dhe 2021
  • Përfshirja në dialog rreth kërkesave dhe përparësive të reformës së qeverisë, verifikimit të kërkesave të përmbushura dhe pagesës së mbështetjes buxhetore
  • Përpjekje e vazhdueshme për të forcuar kapacitetet institucionale kombëtare për të zbatuar Strategjinë e Reformës së Transportit
  • Përmirësimi i koordinimit të donatorëve
  • Forcimi i sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit për zbatimin e Strategjisë së Transportit

Rezultatet e pritura

  • Përmirësimi i hartimit dhe zbatimit të përgjithshëm të politikave të transportit rrugor;
  • Përmirësimi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me Acquis-in e BE-së
  • Përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike / vlerës së parave për transportin rrugor
  • Modernizimi dhe përmirësimi i rrjetit rrugor parësor dhe dytësor
  • Përmirësimi i kushteve të sigurisë rrugore
  • Përmirësimi i performancës së mirëmbajtjes së rrugës
EUD pika e kontaktit

Ardian METAJ
Ardian.METAJ@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2017 / 394-917

Road Safety Video

Road Safety Video