Ndihmë teknike për përgatitjen e legjislacionit për sektorin hekurudhor
FWC COWI Belgium SPRL
nëntor 2018 - prill 2019
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi është të mbështesim reformën hekurudhore përmes hartimit të legjislacionit që rrjedh nga Kodi i ri Hekurudhor, në mënyrë që të bëhet veçimi i Hekurudhës Shqiptare ekzistuese (HSH) nga menaxhimi i infrastrukturës dhe të vendoset një Autoritet i Sigurisë i pavarur për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore, si dhe një Autoritet Rregullator dhe një Autoritet Licencues Hekurudhor.
Përmbledhja e Projektit
Për zbatimin e Kodit të ri Hekurudhor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ngriti një grup pune për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve, veçanërisht për krijimin e: Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore (RSA), Ndarjes së Hekurudhës Shqiptare, Autoritetit Rregullator të Hekurudhave, Autoritetit Kombëtar për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve në Hekurudha, dhe Autoritetit Licencues Hekurudhor të Pavarur. Projekti synon të ndihmojë MIE në këtë nismë.
Aktivitetet
- Dhënia e ndihmës në përgatitjen e ligjeve përkatëse për krijimin e Agjencive hekurudhore
Rezultatet e pritura
Ligjet për krijimin e autoriteteve në vijim janë përgatitur:
- Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
- Autoriteti Rregullator i Hekurudhave
- Autoritetin Licencues Hekurudhor
- Autoriteti Kombëtar i Hetimit te Aksidenteve dhe Incidenteve
- Ndarja e Hekurudhës Shqiptare