Shtrirja e Rrugës Dinarike (Via Dinarica) në Zonën Ndërkufitare Shqipëri-Kosovë*
- Fondi për Zhvillimin Komunitar (CDF)
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
Mars 2018 - Mars 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i këtij projekti është shtimi i aktiviteteve ekonomike ndërkufitare përmes modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm, bazuar në vlera natyrore, tradicionale dhe kulturore.
Përmbledhja e Projektit
Projekti synon të zhvillojë më tej shtegun e Rrugës Dinarike në distanca të gjata, si dhe të pasurojë ofertën turistike që lidh komunitetet malore dhe palët e interesit të turizmit në zonën e synuar, për valorizimin e pasurisë unike natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të zonës. Gjithashtu, zbatimi i projektit do të rrisë ndërgjegjësimin mbi përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të shtigjeve të distancave të gjata, do të rrisë aftësitë tërheqëse dhe konkurrencën e ofertës turistike, si dhe numrin e vizitorëve përmes ndërhyrjeve në shkallë të vogël, promovimit efikas dhe marketingut të destinacionit.
Aktivitetet
- Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës së turizmit në shkallë të vogël
- Hartëzimi i operatorëve turistikë dhe ofruesve ekzistues të shërbimeve, si dhe lidhja e marrëveshjeve me to
- Zhvillimi i ofertave turistike brenda Rrugës Dinarike
- Hartëzimi dhe ndjekja me GPS të rrugëve në rajonin ndërkufitar
- Krijimi i programit të aksesit në tregun e përbashkët
- Rritja e kapaciteteve të klubeve alpiniste në Shqipëri dhe Kosovë*
- Promovimi, rritja e ndërgjegjësimit dhe marketingu i destinacionit
Rezultatet e pritura
- Shtrirja e mëtejshme e Rrugës Dinarike për përfshirjen e rajonit gjeografik ndërkufitar Shqipëri-Kosovë*
- Zgjerimi i ofertave lokale turistike
- Identifikimi dhe mbështetja novatore e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të nxitura nga tregu
- Promovimi i ofertave të përbashkëta turistike dhe forcimi i rrjetit rajonal
- Promovimi më efikas i trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike si një aset për gjenerimin e të ardhurave
- Organizimi i panaireve ndërkombëtare turistike
* Ky përcaktim jepet pa paragjykim për qëndrimet mbi statusin, dhe në një vijë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Nr. 1244/1999, dhe Opinionin e GjND-së lidhur me pavarësinë e Kosovës
Francesca Renzi
Francesca.RENZI@eeas.europa.eu