Mbështetja për Organizatat e Shoqërisë Civile për të Zhvilluar Ndërmarrjet Sociale në Shqipëri
Agjencia për Zhvillim Rajonal Tiranë
Prill 2018 - Shtator 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm është inkurajimi dhe mbështetja e OSHC-ve për zhvillimin social të sipërmarrjeve dhe kooperativave kolektive për të siguruar mbështetjen financiare të aktiviteteve të tyre. Sipërmarrjet sociale konsiderohen si model i ri për zhvillimin e biznesit në ekonominë Shqiptare që gjithashtu kontribuon në përfshirjen sociale të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara
Përmbledhja e Projektit
Projekti synon të mbështesë autoritetet kombëtare në trajtimin e problemeve të identifikuara gjatë zbatimit të Ligjit për Sipërmarrjet Sociale dhe për të promovuar kuadrin ligjor për grupet e synuara të interesit; dhe për të rritur kapacitetet, aftësitë dhe njohuritë e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në planifikim dhe menaxhim duke mbështetur nisjen dhe zhvillimin e ideve të tyre të sipërmarrjes sociale përmes nën grandeve dhe duke i trajnuar ata gjatë gjashtë muajve të parë të zbatimit të ideve të biznesit.
Aktivitetet
- Kryerja e 2 raundeve të konsultimeve me OSHC-të mbi Ligjin për Sipërmarrjet Sociale
- Zhvillimi i një studimi mbi vlerësimin e potencialeve të Shqipërisë për të zhvilluar sipërmarrjet sociale
- Organizimi i 6 trajnimeve tre-ditore në rajone të ndryshme
- Kryerja e 2 raundeve të një Thirrjeje për aplikime, për të zgjedhur 30 nën-grantmarrës që po zhvillojnë sipërmarrje sociale
- Mbështetja e 30 nën-grantmarrësve përmes programeve trajnuese
Rezultatet e pritura
- Formulimi i 1 dokumenti të politikave i formuluar pas konsultimit mbi aktet nënligjore për ndërmarrjet sociale
- Publikimi në formë elektronike i 1 raporti mbi rezultatet dhe rekomandimet e studimit të vlerësimit
- Përvetësimi nga 100 persona i aftësisë për të përgatitur një plan biznesi për një ndërmarrje sociale përmes pjesëmarrjes në trajnim
- Përgatitja e aplikimeve të 40 kandidatëve të OSHC-ve për të marrë financim, për një plan të biznesit social
- Nisjen/rritjen e bizneseve sociale nga 30 OSHC përmes skemës së granteve
- Përmirësimin e kapaciteteve të 30 OSHC-ve për menaxhim, koordinim, organizim dhe menaxhim financiar përmes veprimtarive trajnuese
Enzo Damiani
Enzo.DAMIANI@eeas.europa.eu