Menaxhimi i basenit të lumit dhe Transparenca

Menaxhimi i basenit të lumit dhe Transparenca

Vlera e projektit 265,723.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Partnerët implementues
  • Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim – Shqipëri
  • Instituti për kërkime në inxhinierinë civile mjedisore – Maqedonia e Veriut
Kontributi i EU-së
265,723.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
15 prill 2018 - 15 tetor 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm është forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për përfshirjen në procesin e zhvillimit të planit për Menaxhimin e Basenit të Lumit (MBL) në Shqipëri dhe kontributi për mbështetjen e planit të MBL-së.

Përmbledhja e Projektit

Aktivitetet

  • Zhvillimi i faqes së internetit
  • Vlerësimi dhe hartëzimi fillestar i palëve të interesit
  • Zhvillimi, shpërndarja dhe analiza e pyetësorit rreth përfshirjes në projekt
  • Katër tryeza të rrumbullakëta diskutimesh rajonale
  • Krijimi i një Grupi Pune
  • Takimi me përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Mjedisit, Pyjeve dhe ujit si edhe me përfaqësuesit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Një workshop me përfaqësues nga sektori privat që preken më shumë nga procesi i planifikimit të MBL-së
  • Zhvillimi i instrumenteve për mbështetjen e procesit të konsultimit në planifikimin e MBL-së
  • Takime kokë më kokë me palët e interesit
  • Zhvillimi i Manualit për Pjesëmarrjen e Publikut dhe për Teknikat e Pjesëmarrjes
  • Promovimi dhe shpërndarja e Manualit për Pjesëmarrje Publike dhe Teknikat e Pjesëmarrjes
  • Përgatitja e modulit të trajnimit dhe trajnimit në terren
  • Organizimi i një Shkolle Verore
  • Zhvillimi i direktivave për dorëzimin e propozimeve për projektet e financuara me disa nën – grande
  • Promovimi i Thirrjeve për aplikime për nën grande
  • Vendosja e një enti të jashtëm vlerësimi – Komisioni i Vlerësimit të Projektit
  • Organizimi i eventeve informuese – Dita e Informimit
  • Vlerësimi i aplikimeve të marra
  • Negociatat me grandmarrësit
  • Zhvillimi i një strategjie komunikimi dhe i një plan raporti me grandmarrësit
  • Monitorimi dhe vlerësimi pas përfundimit i projekteve të financuara me nën grande
  • Përgatitja dhe shpërndarja e doracakut të projektit

Rezultatet e pritura

  • Forcimi i kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për t’i bërë ato palë të rëndësishme interesi që të jenë në gjendje të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes dhe në rezultatet e planit për MBL-në.
  • Punë më e madhe advokuese e OSHC-së si edhe një nivel më i lartë angazhimi nga ana e OSHC-së në procesin e zhvillimit, përditësimit dhe zbatimit të planeve për MBL-në
  • Rritjen e ndërgjegjësimit publik në lidhje me çështjet kryesore që ndikojnë në mjedisin ujor
EUD pika e kontaktit

Edvin Pacara

Edvin.PACARA@eeas.europa.eu