I PËRFUNDUAR/ Sipërmarrja Konkurruese e Blegtorisë dhe Mbrojtja e Shëndetit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik Rural
- Autoriteti Menaxhues i Programeve Evropiane të Bashkëpunimit Territorial të Ministrisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit në Selanik, Greqi
26 mars 2018 - 28 maj 2020
Objektivi i Përgjithshëm
Qëllimi i projektit është të mbështesë sipërmarrjen dhe të rrisë konkurrencën e industrisë së bujqësisë përmes risive të aplikuara në kujdesin shëndetësor të kafshëve dhe sipërmarrjes së blegtorisë.
Përmbledhja e Projektit
Blegtoria është një pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e sistemit bujqësor të Ballkanit dhe është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase në zonën ndërkufitare. Sëmundjet infektive janë një nga problemet më serioze për bagëtinë, duke shkaktuar ulje të produktivitetit dhe mirëqenies dhe duke e bërë të domosdoshme përdorimin e shumtë të barnave. Përdorimi i shpeshtë, në mënyrë të papërzgjedhur ose i papërshtatshëm i barnave për të kontrolluar këto patogjene, ka sjellë rezistencë të popullatave patogjene ndaj barnave .Rezistenca tani është e përhapur në të gjithë patogjenët kryesorë të deleve dhe është një problem i ri për parazitët e gjedhëve. Prandaj është koha për koordinim ndërkufitar dhe përpjekje për të siguruar qëndrueshmërinë e industrisë së bujqësisë së kafshëve ripërtypëse dhe për të përmirësuar konkurrencën e saj.
Aktivitetet
- Një protokoll vlerësimi që do të aplikohet në të dy shtetet përfshinë profilet e sipërmarrjes në fushën e blegtorisë për zonat e përzgjedhura ndërkufitare; vlerësimi i sëmundjeve të kafshëve që kufizojnë prodhimin në Greqi dhe Shqipëri, hartëzimi i shpërndarjes gjeografike të sëmundjes dhe ndikimi te konkurrenca
- Zhvillimi i modeleve vendimmarrëse në fushën e programeve të kujdesit ekologjik ndaj kafshëve dhe të shërbimeve inteligjente të veterinarisë për shëndetin dhe prodhimtarinë e bagëtive.
- Trajnimi operativ për veterinerët dhe fermerët rreth shërbimit inteligjent të kujdesit shëndetësor për bagëtitë.
- Kapaciteti sipërmarrës për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NMV) të rritjes së bagëtive
- Mobilizimin i një grupimi transnacional të kujdesit shëndetësor të bagëtive dhe novacionit në fushën e fermave blegtorale
- Krijimi i një zyre me një për sipërmarrjen dhe konkurrencën në fushën e blegtorisë (mbështetja e vendimeve elektronike dhe trajnimeve online)
- Krijimin e një rrjeti ndërkufitar për sipërmarrjen në fushën e blegtorisë dhe shkëmbimin e njohurive specifike
- Zhvillimi i një udhërrëfyesi për promovimin e një sistemi të kujdesit shëndetësor të qëndrueshëm për kafshët dhe për blegtorinë në strategjitë dhe politikat e zhvillimit rural të Greqisë dhe Shqipërisë.
Rezultatet e pritura
- Përmirësimi i aftësive të sipërmarrësve për të trajtuar sfidat në themelimin dhe funksionimin e një sipërmarrjeje në fushën e blegtorisë në zonën ndërkufitare
- Mbështetja në terren dhe njohuri e aftësi praktike e përmirësuar e përdorimit të instrumenteve të veterinerëve për 60 Ndërmarrje blegtorale të vogla dhe të me mesme (NMV) dhe 50 veterinerë
- Aftësi të përmirësuara zhvillimi dhe menaxhimi për më shume se 60 sipërmarrje blegtorale
- Gjetja e zgjidhjeve për sfidat që përballen nga sipërmarrjet dhe nga sipërmarrësit e mundshëm, përmes aplikimeve në rrjet dhe komunikimit aktiv
- Bashkëpunim më i ngushtë mes NMV-ve dhe institucioneve kërkimore për krijimin e një skeme të qëndrueshme bashkëpunimi. (1 grupim dhe 1 rrjet) dhe prezantimi i proceseve novatore të prodhimit (instrumentet e veterinarisë)
- Mobilizimi i mekanizmave të politikave rajonale drejt mbështetjes së NMV-ve blegtorale
Francesca Renzi
Francesca.renzi@eeas.europa.eu