EX.TOUR/ Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare Greqi-Shqipëri

EX.TOUR/ Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare Greqi-Shqipëri

Vlera e projektit 100,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Përfituesit
Sektorët përfitues
Bashkia
Partnerët implementues
  • Autoriteti Menaxhues i Programeve Evropiane të Bashkëpunimit Territorial të Ministrisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit në Selanik, Greqi
Kontributi i EU-së
100,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Mars 2018 - Mars 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ruajtja dhe valorizimi i burimeve të pasura kulturore dhe natyrore në zonën ndërkufitare, që do të ndikojnë në rritjen e numrit të vizitorëve dhe rritjen e qëndrimeve vjetore të turistëve.

Objektivi specifik i projektit është të rritë turizmin tematik (aventuresk) në zonën ndërkufitare duke ofruar trajnime të përshtatshme për profesionistë të rinj dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara. Për më tepër, projekti aspiron të rritë vlerësimin e burimeve natyrore dhe kulturore, gjë të cilën guidierët profesional do t’ua përcjellin vizitorëve.

Përmbledhja e Projektit

Zhvillimi i qëndrueshëm i industrisë së turizmit është një përparësi kryesore për zhvillimin si të ekonomisë së Greqisë dhe asaj së Shqipërisë. Zona e Konitsës është një vend ideal, që ofron burime natyrore për sporte ekstreme. Përmeti në Shqipëri, është një nga vendet më interesante në Evropën e Jugut për ngjitje për shkak të shkëmbinjve të tij vertikalë. Sidoqoftë, mungesa e profesionistëve të trajnuar dhe të certifikuar si duhet, është një pengesë e madhe, sepse e bën produktin e turizmit më pak konkurrues dhe mund të sjellë keqpërdorim të burimeve mjedisore.

Aktivitetet

  • Restaurimi i shkollës “Anagnostopouleios”; kati i parë i ndërtesës historike do të rinovohet në mënyrë që të mirëpresë Shkollën e Sporteve Ekstreme
  • Një studim për zhvillimin e programeve të certifikuara të trajnimit për profesionistë të sporteve ekstreme, që siguron një plan analitik për themelimin e Shkollës Sportive Ekstreme
  • Ndërtimi i 3 fushave për ngjitje si në Konitsa ashtu dhe në Përmet
  • Një plan i integruar strategjik për promovimin e turizmit të qëndrueshëm aventuresk në zonën ndërkufitare
  • Organizimi i një kampi veror për turizëm aventuresk
  • Pjesëmarrje në ekspozitat tematike të turizmit për promovimin e zonës ndërkufitare si një destinacion i vetëm turistik
  • Materialet e komunikimit dhe shpërndarjes, video për promovimin e turizmit ekstrem sportiv në zonë

Rezultatet e pritura

  • Fushat për ngjitje, të ndërtuara si një aset shtesë për zonën ndërkufitare
  • Një plan strategjik i integruar për të ofruar udhëzime dhe mjete për zhvillimin e mëtejshëm të qëndrueshëm të zonës përmes turizmit aventuresk
  • Një kamp veror për profesionistë të sporteve ekstreme, gazetarë sportive dhe udhëtimesh, dhe popullsinë e re vendase
  • Pjesëmarrje e suksesshme në panaire ndërkombëtare të turizmit tematik
EUD pika e kontaktit

Francesca Renzi