Programi i Zhvillimit Rural i Instrumentit të Asistencës së Parazgjerimit (IPA) të Republikës së Shqipërisë (2014-2020) (IPARD)

Programi i Zhvillimit Rural i Instrumentit të Asistencës së Parazgjerimit (IPA) të Republikës së Shqipërisë (2014-2020) (IPARD)

Vlera e projektit 94,337,255.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Partnerët implementues

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komunat

Kontributi i EU-së
93,000,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
2014 - 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i masës është të rrisë punësimin përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe mirëmbajtjes së atyre ekzistuese nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të bizneseve, duke rritur nivelin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale, duke rritur në mënyrë të drejtpërdrejtë të ardhurat e familjeve të fermerëve dhe duke kthyer përmbys depopullimin rural dhe duke kontribuar në një balancë më të mirë territoriale si në aspektin ekonomik dhe në atë social.

Përmbledhja e Projektit

Mbështetja e kombinuar që u është ofruar sektorëve në mënyrë që a) të forcojnë aftësinë e tyre konkurruese dhe b) të arrijnë standardet e BE-së është e rëndësishme për zhvillimin e nënsektorëve dhe në kontributin e profesionalizmit të lartë që kërkohet për tregun e ardhshëm.  Ndërkohë që përzgjedhja e masave është e kuptueshme kur merret parasysh koha e pritshme e akreditimit dhe zbatimit, vonesat e parashikuara e bëjnë të domosdoshme marrjen e përfshirjes shtesë të masave të tjera nga faza e 2-të e synuar  e programit nga viti 2017. Shërbimet këshilluese janë të nevojshme për transferimin e njohurive te fermerët dhe ndërmarrjet në zonat rurale; masat agro-mjedisore dhe klimaterike janë të rëndësishme për fermerët e zonave të thella dhe malore dhe mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre zonave dhe qasja LEADER është e rëndësishme – pas një periudhe përgatitore dhe themeluese për  Grupet Vendore të Veprimit – me qëllim stimulimin e nismave lokale dhe mobilizimit të burimeve lokale për zhvillimin e territoreve. Ndikimet e parashikuara të pritura të programit do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në vend dhe veçanërisht në zonat rurale.

Aktivitetet

• Vlerësimi i përmbushjes së analizës së pikave të forta, pikave të dobëta, mundësive dhe rreziqeve (SWOT)
• Analizimi i shkaqeve të pabarazive të identifikuara
• Identifikimi dhe vlerësimi i forcave nxitëse drejt zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe përgatitjes për zbatim dhe menaxhim të politikave agrikulturore të Komunitetit
• Kontributi në përcaktimin e treguesve bazë të konteksteve dhe objektivave (të zakonshëm dhe në lidhje me programin) duke verifikuar dhe aty ku është e përshtatshme, duke sugjeruar modifikime të treguesve dhe shifrave të propozuara
• Vlerësimi, dhe aty ku është e përshtatshme, sugjerimi i rishikimeve në renditjen e pabarazive dhe përparësive të caktuara për nevojat e identifikuara dhe përkthimin e tyre në objektiva dhe përparësi konkrete për veprim
• Vlerësimi i kuantifikimit në mënyrë domethënëse dhe të verifikueshme të objektivave, i cili lejon monitorimin dhe vlerësimin vijues të programit, veçanërisht në lidhje me programin e shërbimeve dhe qëndrueshmërisë
• Vlerësimi i aplikimit korrekt të treguesve të zakonshëm bazikë dhe dobinë e treguesve bazikë specifikë për programin, si dhe treguesit bazikë specifikë për programin të ndikimit të cilët reflektojnë objektivat specifike dhe rrethanat në lidhje me programin përkatës
• Vlerësimi i rezultateve të pritshme dhe ndikimeve të masave; në këtë drejtim vlerësimi paraprak duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë verifikueshmërisë së rezultateve të masave përkatëse
• Verifikimi i funksionimit të mekanizmave të grumbullimit të të dhënave për të siguruar përcjelljen e rregullt të tendencave gjatë fazave të ndryshme të programit të pasqyruara në treguesit e aplikuar
• Vlerësimi i dispozitave zbatuese për menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e programit me fokus në sigurimin e një menaxhimi të rregullt dhe efikas. Kjo do të përfshijë një vlerësim të rreziqeve që vijnë nga pengesat e mundshme që ketë zbatimi i programit dhe rekomandimet për veprime parandaluese
• Sigurimi në lidhje me vlerësimin, që objektivat dhe treguesit përkatës janë zbatuar në mënyrë domethënëse për të formuar një bazë të përshtatshme për monitorimin dhe vlerësimin e performancës
• Analiza e vështirësive të zbatimit dhe incidenteve kritike në dritën e përvojës së fituar gjatë periudhave të mëparshme të programimit (kombëtar dhe / apo komunitar ose çfarëdo programi me ndihmën e donatorëve)
• Vlerësimi i cilësisë dhe shtrirjes së marrëveshjeve të partneritetit

Rezultatet e pritura

  • Gjenerim i rritjes së të ardhurave;
  • Mundësi punësimi më të mira;
  • Rritje e shkallës së prodhimit;
  • Rritje e shkallës së investimit;
  • Rritje e prodhimtarisë;
  • Rritje e cilësisë së produktit;
  • Pajtueshmëri me standardet e SMRr-së dhe BE-së;
  • Rritje e bazës së njohurive;
  • Akses i përmirësuar për kërkime, zhvillime dhe risi nëpërmjet rrjetit publik të shërbimeve të këshillimit, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) dhe institucione kërkimore;
  • Zhvillim i tregut të tokave për të kapërcyer problemet në bujqësi në shkallë të vogël dhe të fragmentuar;
  • Zhvillim i infrastrukturës, duke përfshirë menaxhimin e ujërave (menaxhimin e furnizimit, ujërave të zeza, përmbytjet dhe thatësirave), elektricitetit dhe rrugëve për të siguruar një prodhim të efektshëm dhe efikas dhe të lejojë aksesin në treg gjatë dimrit dhe nga zonat malore.

Sesioni informues mbi IPARD

Sesioni informues mbi IPARD