Angazhimi Civil për një Sistem Gjyqësor Funksional dhe Akses në Drejtësi në Shqipëri

Angazhimi Civil për një Sistem Gjyqësor Funksional dhe Akses në Drejtësi në Shqipëri

Objektivi i Përgjithshëm

Të kontribuojë në fuqizimin e organizatave të qeverisë civile për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe për të ndikuar në funksionimin e mirë të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Përmbledhja e Projektit

Nëpërmjet këtij Veprimi, Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara kanë për qëllimit të forcojnë organizatat e qeverisë civile (OSHC-të), të rrisin transparencë dhe përgjegjshmërinë e sistemit gjyqësor dhe të përmirësojnë aksesin në drejtësi për grupet e cenueshme në Shqipëri.
Projekti ka tre komponentë kryesorë: 1) në program për ngritjen e kapaciteteve për OSHC-të që punojnë në fushën e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut; 2) një skemë të sub-granteve që konsiston në sigurimin e fondeve për OSHC-të e zgjedhura për implementimin e ndërhyrjeve në shkallë të ulët në zonat e monitorimit të sistemit gjyqësor dhe aksesin në drejtësi për grupet e cenueshme; 3) krijimin e një rrjeti për shoqërinë civile

Aktivitetet

• Vlerësimi i aktorëve të shoqërisë civile në fusha të ndryshme të Shqipërisë
• Hartimi dhe zbatimi i trajnimeve për OSHC-të në nivelin rajonal dhe kombëtar duke mbuluar: zhvillimin organizues, advokimin dhe rrjetëzimin, çështjet me tematikë teknike
• Vizitë studimore në Itali për atyre që iu është dhënë përfituesve të sub-grantit për të mësuar rreth praktikave më të mira italiane
• Ofrimi i granteve për OSHC-të për zbatimin e projekteve të lidhura me monitorimin dhe aksesin në drejtësi (skema e sub-granteve)
• Monitorim dhe asistencë e vazhdueshme për OSHC-të
• Ngritja e një rrjeti të shoqërisë civile, organizimi/lehtësimi i takimeve, identifikimi i çështjeve të advokimit dhe planifikimi i veprimeve
• Zhvillimi i bazës së të dhënave në statusin e sistemit gjyqësor dhe publikimi i Raportit Monitorues mbi Gjyqësorin
• Zhvillimi i një fushate ndërgjegjësuese

Rezultatet e pritura

  • OSHC-të e synuara do të shtojnë kapacitetet e tyre në lidhje me zhvillimin organizues, monitorimin e gjyqësorit, aksesin në drejtësi, advokim dhe lobim
  • OSHC-ve u mundësohet të monitorojnë sistemin gjyqësor dhe të kenë akses të barabartë dhe efektiv nëpërmjet zbatimit të projekteve përkatëse të financuara nga skema e sub-granteve
  • Është ngritur një rrjet i organizatave të shoqërisë civile një bashkëbisedues i rëndësishëm për institucionet gjyqësore në nivelin lokal dhe kombëtar
EUD pika e kontaktit

Tidita Fshazi

tidita.fshazi@eeas.europa.eu