BE për një Mjedis më të pastër – Mbështetje për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

BE për një Mjedis më të pastër – Mbështetje për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

Vlera e projektit 126,400,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Sektorët
Partnerët implementues

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MEI), Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve (AKUM)
Shërbimet e përzgjedhura bashkiake të Ujësjellës-Kanalizime

Kontributi i EU-së
24,100,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shkurt 2020 - 2028

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe territorial, si dhe në rritjen e atraksionit turistik.

Përmbledhja e Projektit

Projekti është pjesë e Programit për Investimet në Performancën dhe Infrastrukturën e Ujit, i cili është pjesë e një sektori të gjerë të bashkëfinancuar nga BE-ja, KfW-ja dhe Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO). Përmes këtij projekti, popullsia do të pajisjet me një infrastrukturë të përmirësuar të ujësjellës-kanalizimit në bashkitë e përzgjedhura, si dhe do të forcohet menaxhimi i sektorit në nivele vendore dhe kombëtare.
Financimi i grantit të BE-së do të kombinojë kredinë dhe grantin e KfW-së dhe grantin e SECO-s, duke rritur mbështetjen e BE-së për zhvillimin e sektorit. Në veçanti, financimi i BE-së do të rrisë aksesin në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotur bashkiakë, në funksion të pajtueshmërisë me acquis dhe legjislacionin e BE-së, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve të kanalizimeve dhe të sektorit në përgjithësi.

Aktivitetet

• Masat mbështetëse që shoqërojnë shërbimet bashkiake
• Mbështetja e AKUM-it për menaxhimin dhe rritjen e kapaciteteve
• Masa mbështetëse për kuadrin kombëtar, institucional dhe operacional
• Investimi në infrastrukturat e ujësjellës-kanalizime dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në bashkitë dhe zonat prioritare
• Asistencë teknike për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve të infrastrukturës
• Aktivitete komunikimi dhe mbulimi për publikun dhe grupet e synuara

Rezultatet e pritura

  • Rritja e qëndrueshmërisë së shërbimeve bashkiake dhe të sektorit përmes përmirësimit të planifikimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes, si dhe administrimit të integritetit dhe rezistencës së klimës
  • Përmirësimi dhe përballueshmëria e aksesit në furnizimin e sigurt të shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, të cilat monitorohen në përputhje me direktivat e BE-së
EUD pika e kontaktit

Hubert Grandjean
Hubert.grandjean@eeas.europa.eu

Numri i Referencës së Projektit 2019 / 412-150