Zbatimi i Reformës Së Shërbimit Civil në Administratën
Departamenti i Administratës Publike (DAP)
Tetor 2018 - Prill 2021
Objektivi i Përgjithshëm
• Forcimi i menaxhimit të DAP-it dhe kapacitetit mbikëqyrës në drejtim të zbatimit të reformës së shërbimit civil dhe të pagave
• Forcimi i kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) për menaxhimin dhe realizimin e trajnimeve cilësore.
Përmbledhja e Projektit
Me qëllim forcimin e mëtejshëm të drejtimit të sektorit publik dhe efikasitetit të administratës publike shqiptare, Departamenti i Administratës Publike (DAP) do të mund të përfitojë asistencë teknike.
Aktivitetet
• Zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve të DAP-it dhe të njësive të qeverisjes vendore për zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil
• Mbështetja e DAP-it për të drejtën e aksesit dhe të përdorimit të SMI-ve të BNJ-ve; zgjerimi i SMI-ve të BNJ-ve
• Zhvillimi dhe zbatimi i modelit të kostos
• Ngritja e një sistemit për vlerësimin e kompetencës, zhvillimin profesional për nëpunësit civilë dhe përparimi i menaxhimit të shërbimit civil
• Forcimi i kapaciteteve të ASPA-s lidhur me burimet njerëzore
• Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit dhe të
• Përmirësimi i aksesit në informacion, mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave në drejtim të përmbushjes së standardeve
• Sigurimi i instrumenteve dhe metodologjive për të garantuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe organeve mbikëqyrëse
• Forcimi i kapaciteteve të institucioneve mbikëqyrëse
Rezultatet e pritura
• Një administratë publike profesionale, e paanshme, e pavarur dhe e bazuar në meritë
• Mekanizma të zgjeruara të kontrollit dhe mbikëqyrjes mbi administratën publike që garantojnë të drejtat e qytetarëve dhe aksesin në informacion
Stefano Cominelli
Stefano.cominelli@eeas.europa.eu