Vija Bregdetare e Vlorës
Fondi i Zhvillimit Shqiptar
13 Qershor 2015 – 25 Shtator 2017
Objektivi i Përgjithshëm
Projekti ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të Vlorës duke përmirësuar infrastrukturën urbane dhe hapësirën ekzistuese, krijuar hapësira të reja publike, siguruar mjedis më të pastër dhe rritur atraktivitetin për turizmin.
Përmbledhja e Projektit
Vija bregdetare e Vlorës është ndër projektet më të mëdha të financuara nga BE në Shqipëri, e cila përfshin rindërtimin e infrastrukturës urbane. Vlora ka një gji piktoresk, ku detet Adriatik dhe Jon takohen, si edhe plazhe të gjata. Gjatë periudhës së tranzicionit, Vlora karakterizohej nga një zhvillim joformal, gjë që solli ndërprerjen e hyrje-daljeve në det, si edhe krijimin e një mjedisi përgjithësisht të pakëndshëm dhe të ndotur. Projekti trajton nevojën e ndërhyrjes në zonën specifike midis Skelës dhe tunelit në Vlorë. Punimet përfshijnë ndërtimin e një pjese rrugore prej rreth 4 km deri në pjesën e tunelit dhe shëtitoren ngjitur me të prej rreth 3 km përgjatë vijës bregdetare. Punimet kanë përfshirë gjithashtu ndërtimin e shesheve publike, zonave të parkimit, parqeve, strukturave të betonit për të mbështetur dhe mbrojtur rrugën dhe shëtitjet, rrjeteve të kullimit dhe ujitjes, sistemit të dritave elektrike për të gjithë zonën, shëtitoreve dhe shesheve publike, terreneve sportive si dhe ofrimi pajimeve përkatëse urbane.
Aktivitetet
Punimet e vijës bregdetare të Vlorës kanë përfunduar dhe janë marrë përsipër në 25 Shtator 2017. Ngjarja për vizibilitetin e projektit u organizua në 11 nëntor 2017 me pjesëmarrjen e Komisionerit të BE-së Hahn, dhe Kryeministrit të Shqipërisë.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me FSHZH dhe Bashkinë Vlorë kanë organizuar një konkurs arti për këtë projekt. Qëllimi i konkursit është të sigurojë vizibilitet të përhershme për mbështetjen e BE-së për këtë projekt.
Konkursi i artit ishte gjithashtu një mundësi për artistët shqiptarë të demonstrojnë aftësitë e tyre dhe të marrin vëmendjen e publikut
Punimet artistike të propozuara janë paraqitur në 25 Tetor 2017 dhe Juria e nominuar përfundoi procesin e vlerësimit. Shpallja e çmimeve ishte ngjarja publike e organizuar në nëntor 2017 me rastin e vizitës së Komisionerit Hahn
- Për vendin e parë fitues BE-ja po mbështeti vendosjen në terren të veprave të artit me një vlerë maksimale prej 20,000EUR
- Për Fituesin e vendit të dytë Fondi Shqiptar i Zhvillimit sponsorizoi 1000 EUR
- Për fituesin e vendit të 3-të Bashkia Vlora sponsorizoi 500 EUR
Artisti që rezultoi fitues nga konkursi i artit përfundoi vendosjen e veprës artistike e cila u përurua në maj 2018 me praninë e Ambasadorit të BE-së dhe Kryetarit të Bashkisë Vlorë.
Rezultatet e pritura
Vija e re bregdetare ka rritur ndjeshëm potencialin turistik të qytetit.
Rigjenerimi i vijës bregdetare ka lejuar që turistët dhe banorët të rimarrin bregdetet, në të cilat tani mund të organizojnë aktivitete dhe ngjarje të shumta duke joshur turistë nga anijet e lundrimit, të ankoruara ngjitur me portin afër. Rigjenerimi i vijës bregdetare mbështet bumin aktual turistik në Shqipëri pasi Vlora është një nga vendet e pakta ku ekzistojnë infrastrukturat e duhura turistike. Mjedisi, infrastruktura urbane, shërbimet dhe cilësia e ujit në zonën e ndërhyrjes është përmirësuar.
Ardian Metaj
ardian.metaj@eeas.europa.eu