Bashkitë për në Evropë

Bashkitë për në Evropë

Vlera e projektit 799,000.00 €
Statusi i projektit Në vazhdim
Kontributi i EU-së
799,000.00 €
Kohëzgjatja e Projektit
Shtator 2017 - Shtator 2020

Objektivi i Përgjithshëm

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore, si dhe informimi i qytetarëve shqiptarë dhe administratave lokale në Shqipëri në lidhje me BE-në, politikat, programet dhe fondet e saj.

Përmbledhja e Projektit

Të gjitha aktivitetet e projektit organizohen në kuadër të komponentëve të mëposhtëm: Integrimi në BE dhe koordinimi i donacioneve, forcimi i institucioneve dhe trajnimi, rrjetëzimi dhe komunikimi online, vizibiliteti dhe eventet, si dhe çështjet ndërsektoriale.

Projekti i Asistencës Teknike do të mbështesë krijimin dhe funksionimin efikas të organeve të marrëdhënieve të BE-së në çdo bashki (61 Këndet e BE-së). Organet e BE-së luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e proceseve të brendshme të koordinimit (brenda bashkive) në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe përbëjnë strukturën kryesore në drejtim të koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e komunitetit.

Aktivitetet

Komponenti 1: Organet e BE-së dhe AMVV-ja (Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore) për forcimin e institucionit dhe trajnimet

  • Krijimi i organeve të BE-së
  • Realizimi i 24 seancave të trajnimit në nivel rajonal, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike
  • Realizimi i moduleve e-learning (të nxënit elektronik)
  • Mbështetja e institucioneve shqiptare për të kërkuar Asistencë Teknike
  • Mbështetja e bashkive për konceptimin, projektimin dhe aplikimin për programet dhe fondet e BE-së
  • Mbështetja e Shkollës Shqiptare të Qeverisjes Vendore në drejtim të forcimit të kapaciteteve për koordinimin dhe monitorimin e proceseve për integrimin evropian.

Komponenti 2: Rrjetëzimi dhe komunikimi online

  • Përditësimi dhe promovimi i faqes së internetit
  • Identifikimi dhe koordinimi me partnerët për krijimin e faqes së internetit
  • Mbështetja dhe koordinimi i hartëzimit, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Qeverisjes Vendore
  • Lehtësimi i platformës elektronike intranet dhe i bisedimeve, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Qeverisjes Vendore
  • Ruajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave për kontaktet në terren

Komponenti 3: Vizibiliteti dhe eventet

  • Rishikimi dhe përditësimi i Planit të Komunikimit
  • Zhvillimi i informacionit për BE-në/produkteve të vizibilitetit
  • Zhvillimi dhe kryerja e fushatave promocionale, duke përfshirë eventet brenda çdo bashkie
  • Mbështetja e organeve të BE-së në drejtim të organizimit të eventeve më të vogla
  • Organizimi i 3 seminareve/takime

Rezultatet e pritura

Komponenti 1: Organet e BE-së dhe Shkolla Shqiptare e Qeverisjes Vendore për forcimin e institucioneve dhe trajnimet

  • Funksionimi efikas i Zyrës për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Asistencës së Jashtme (Organi i BE-së), e ngritur së fundi, në të gjitha bashkitë, në veçanti përmes trajnimeve përkatëse, mbështetjes, shkëmbimit të praktikave më të mira, materialeve informuese dhe mundësive të rrjetëzimit.
  • Hartimi i një kurrikule trajnimi mbi BE-në në nivel lokal
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe e kapaciteteve të organeve të BE-së dhe të ekipit përkatës bashkiak, duke përfshirë informimin e zyrtarëve të sapoemëruar mbi Instrumentin për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA), fondet, programet dhe politikat e tjera përkatëse të BE-së, si dhe se si mund të përfitohet prej tyre
  • Sistem i përmirësuar raportimi nga Njësitë e Qeverisjes Vendore lidhur me ecurinë e çështjeve të BE-së; rritja e ndërgjegjësimit dhe mbështetja e ushtrimit nga zyrtarët e sapozgjedhur (kryetarët e bashkisë dhe këshillat bashkiake pas muajit qershor 2019); zhvillimi i një baze të dhënash për mbledhjen dhe analizën e të dhënave; rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë vendase në lidhje me performancën bashkiake

Komponenti 2: Rrjetëzimi dhe komunikimi online

  • Rritja e qarkullimit të informacionit përkatës në nivel bashkiak dhe ndërveprimi midis bashkive dhe niveleve më të larta të qeverisë.
  • Fuqizimi i Shkollës Shqiptare të Qeverisjes Vendore në drejtim të menaxhimit të platformës së intranetit për komunikim dhe informacion
  • Përmirësim dhe modernizim i komunikimit të eventeve të organizuara nga Organet e BE-së edhe përmes faqes së internetit të projektit

Komponenti 3: Vizibiliteti dhe eventet

  • Rritja e sasisë së informacionit drejtuar qytetarëve shqiptarë (në veçanti për shoqërinë civile dhe të rinjtë) mbi IPA-n, fondeve dhe programeve të tjera përkatëse të BE-së, si dhe mbi politikat e BE-së, drejtpërdrejt përmes seancave të synuara
  • Rritja e kapacitetit të organeve të BE-së për të krijuar produkte me qëllimin informimin dhe edukimin e qytetarëve mbi politikat dhe vlerat e BE-së, përmes vënies në dispozicion të produkteve miqësore në formë të shkruar dhe audiovizuale në gjuhën shqipe

Mbështetje e vazhdueshme për Delegacionin e BE-së dhe Shtëpinë e Evropës në drejtim të zbatimit të aktiviteteve të informimit dhe komunikimit, përfshirë këtu eventet dhe fushatat

EUD pika e kontaktit

Orlando Fusco

Orlando.FUSCO@eeas.europa.eu